E dini që William dhe Harry kanë motër e vëlla, përse askush nuk flet për ta?

Tom Parker Bowles dhe Laura Lopes janë dy prej emrave ndoshta më pak të lakuar të familjes mbretërore, ndonëse ata janë as më pak e as më shumë se motra dhe vëllai i princave William dhe Harry. Fëmijët e vetëm të dukeshës së Cornwall-it janë bërë pjesë e familjes britanike që prej martesës së mamasë së tyre, Camilla Parker me Princin Charles. Por, cilët janë ata dhe ç’lidhje kanë me dy djemtë e lady Dianës do e zbuloni më poshtë.

 

Tom Parker Bowles duket të jetë delja e zezë e familjes. Djali i parë i dukeshës së Cornwalli-t, Camilla Parker, është përfshirë vazhdimisht në skandale që kanë tronditur publikun për shkak të varësisë së tij nga substancat narkotike. Emri i tij ka përfunduar shpeshherë në faqet e para të gazetave britanike jo rrallëherë edhe për shkak të posedimit të drogërave të ndryshme, që nga ato më të lehtat deri tek kokaina dhe marijuana. Por, pas një periudhe relativisht të gjatë në një progam rehabilitimi Tom tashmë është i pastër. Ai është një kritik gastronomie mjaft i njohur në Britaninë e Madhe.


Laura Lopes është emri tjetër i panjohur për të cilin me siguri nuk keni dëgjuar të flitet kurrë. Vajza e vetme e Camilla Parker është kuratore arti dhe ndryshe nga vëllai i saj i madh nuk është përfshirë kurrë në asnjë skandal. Ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me William dhe Harryn, madje vajza e saj ishte një prej vogëlusheve që mbajtën vellon e Kate Middleton gjatë ditës së dasmës. Laura ka një lidhje të ngushtë edhe me mbretëreshën Elizabeth, pasi bashkëshorti i saj është nip i një baroni të oborrit mbretëror.

Share With:
Translate »
953 Views