Para performancës, Inva ka në dorë që e shtrëngon fort për kurajo
Si prezantuese e formatit më të ri në Tv Klan, “Virtuozët”, Inva Mula ka marrë gjithë vlerësimet dhe duartrokitjet e duhura, pasi vërtet që ka shkëlqyer edhe në këtë rol të fundit të sajin. Nuk e kishim parë më herët si prezantuese, ndaj na ka mahnitur të gjithëve. Por, ditën e djeshme, sopranoja e njohur ka qenë një prej personazheve kryesor që interpretuan në koncertin gala “Vjena përshëndet Tiranën”, i konsideruar ky si një event ndërkulturor mes dy vendeve tona, dhe sërish ka shkëlqyer në sytë e publikut të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve. Natyrisht, që vet Inva i ka dhënë gjithë rëndësinë e duhur këtij aktiviteti, duke u kujdesuar edhe për look-un e pamjen e saj. Përpara daljes në skenë, ajo është grimuar, por ajo që ra në sy ishte personi i veçantë që e shoqëronte në këto momente.

E bija, Nina Mula ka qenë aty bashkë me mamanë e saj, ndoshta si kurioze e vogël për të parë gjithë përgatitjet paraprake përpara daljes finale në skenë, ose pse jo si një ogur fatsjellës për të ëmën artiste. Si do të jetë, ajo mbetet fansja më e madhe e Inva Mulës dhe ne nuk kemi asnjë dyshim për këtë!
