Keni fëmijë të vegjël? Ja si mund ta lehtësoni udhëtimin…

Kush ka fëmijë të vegjël i kupton shumë mirë vështirësitë: sasinë e madhe të veshjeve që duhen, dhe marrin me vete bagazhe pa fund.Në valixhe përfundon e gjithë shtëpia. Megjithatë bagazhet mund të reduktohen në minimum, për shembull kur udhëtoni me mjet publik, apo me një makinë të vogël që nuk ka bagazh. Sigurisht që kjo është e mundur. Por ka dhe më shumë: kush mëson të udhëtojë lehtë, udhëton i lumtur. Edhe me mendje!

Lista
Së pari duhet të përpiloni një listë të të gjithë gjërave që ju duhen duke e ndarë në kategori. Për shembull, veshjet, këpucët, ilaçet, pajisjet etj.Pas një liste të parë, që sigurisht që do të jetë shumë e gjatë, bëni një seleksionim duke u përqëndruar tek dita tipike e pushimeve, duke hequr çdo gjë që mud ta blini në vendin e pushimit. Duhet të jemi shumë racionalë, dhe sidomos… realist. Dhe nuk është shumë e thjeshtë.

Këpucët
Është një argument mjaft i dashur, sidomos për femrat. Kur bëhet fjalë për meshkujt apo fëmijët, kufizohemi vetëm në një palë atlete, sandale dhe të plazhit. Ndërsa tek femrat? Janë gati të marrin të gjitha këpucët me vete. Kufizohuni vetëm në një palë komode, apo sandalë që mund tëkombinohen si gjatë ditës dhe në mbrëmje. Për shembull, në verë sandalja e sheshtë e pasur me bizhu apo gurë është interesant.

Veshjet
Me listë në dorë, përgatisni veshjet për ti futur në valixhe, por me kriter. Edhe pse nuk do ju vijë mirë, por rrobat e hekurosura e të palosura zënë më pak vend krahasuar me ato të pahekurosura dhe të hedhura kuturu. Hapësirat që mbeten në valixhe shfrytëzojini për veshjet intime dhe çorapet.

Share With:
Translate »
742 Views