E ëma e Dwayne Johnson shpërthen në lotë nga dhurata e të birit
Sezoni i dhuratave vazhdon dhe këto ditë është koha e duhur për të surprizuar njerëzit më të afërt. Disa personazhe të njohur duket se e kanë marrë shumë seriozisht këtë gjë, duke bërë dhurata miliona dollarshe. Një ndër ta është aktori i njohur Dwayne Johnson, i cili ka blerë një shtëpi të re për nënën e tij. Aktori ka treguar se kur ka qenë i vogël, familja e tij lëvizte shpesh në shtëpi të ndryshme dhe për këtë arsye ai dëshironte që këtë vit ata të kishin një shtëpi të tyren. Historia e familjes së tij i ka prekur të gjithë fansat dhe me këtë gjest ai fitoi zemrat e të gjithëve. E emocionuar nga surpriza e të birit, nëna e Dwayne ka shpërthyer menjëherë në të qara.