E FUNDIT, 16-vjecari humb jetën duke parë ndeshjen tek “Asllan Rusi” në Tiranë

Nje 16 vjecar ka humbur jeten duke pare ndeshjen ne pallatin e sportit Asllan Rusi ne Tirane.

Lajmi u be me dije nga policia e kryeqytetit.

E FUNDIT, 16-vjecari humb jetën duke parë ndeshjen tek "Asllan

Njoftimi i policise per ngjarjen:

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga raportimet e para bëhet me dije se adoleshenti ka humbur jetën pasi ka parë një ndeshje basketball-i të shokëve të tij. Pas lojës adoleshentët janë mbledhur për të festuar, por 16-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.

Share With:
Translate »
101 Views