Së shpejti prindër, Luana bën surprizën e veçantë për Uedën dhe Arlindin

Ueda dhe Arlindi ishin çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island” në Shqipëri, të cilët së shpejti do të bëhen edhe prindër. Ata rrëmbyen zemrën e publikut gjatë rrugëtimit të tyre në vilën e dashurisë.

Moderatorja e këtij emisioni, Luana Vjollca mesa duket ruan marrëdhënie të mira me dyshen edhe pas përfundimit të spektaklit. Ajo i ka dhuruar Uedës një tufë me trëndafila të bardhë dhe rozë, ku Ueda e ka falenderuar publikisht nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ata janë çifti i vetëm i këtij formati që janë ende bashkë me njëri-tjetrin dhe do të bëhen edhe prindër për herë të parë.

Share With:
Translate »
68 Views