E gjithë bota flet për Kylie? Nuk të lë Khloe jo…

Kim Kardashian lindi (u bë nënë për herë të tretë nga një nënë surrogate), Kylie Jenner po ashtu…më në fund pas 9 muajsh në dilemë “është apo nuk është shtatzënë” dhe ne duket se u “qetësuam”.

Por nëse e keni harruar, edhe Khole është në një pritje të ëmbël dhe si për të na e kujtuar këtë ylli i serialit ‘Keeping Up With Kardashian’ ka postuar një foto mbi të cilën shkruan: 29 javëshe, edhe pak.

 

Fotoja vjen vetëm pak ditë pasi të gjitha mediat u pushtuan nga lajmi për lindjen e të voglës, Kylie Jenner, Stormi Webster.

Khole konfirmoi se fëmija e saj pritet të vijë në jetë në fund të muajit mars ose në fillim të prillit, por ende nuk na ka zbuluar gjininë e bebit…me siguri do të jetë vajzë, por gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.

Share With:
Translate »
624 Views