“E gjuajti 30 metra larg! S’arrita t’i thërras as emrin”! Babai i 10-vjeçarit që u përplas për vdekje nga ambulanca rrëfen tmerrin që pa me sy!

Babai i djalit 10-vjeçar që u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti në Kakavijë me autoambulancën, ka rrëfyer disa detaje për ditën më të trishtë të jetës së tij.

Nik Ndoi tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 se ambulanca ishte me shpejtësi dhe e hodhi vogëlushin 30 metra në ajër dhe më pas e shtypi.

“Nga momenti tragjik mbaj mend që çuni ishte përbri makinës. Vinte një ambulancë me shpejtësi të madhe. Në momentin që e kam parë ambulancën kam qenë larg. S’kam arritur çunit t’i thërras emrin, që t’i them: “Mos lëviz, rri atje”. E pash që ambulanca e gjuajti 30 metra larg. Me dy dyja rrotat e krahut të majtë, kaloi mbi çunin”, tha babai.

Ai shprehet se ambulanca ishte bosh, sipas dëshmitarëve dhe nuk kishte arsye përse shoferi duhej të ishte me shpejtësi të madhe.

Sipas babait të 10-vjeçarit të ndjerë, shoferi mbante njerëz dhe i merrte poshtë dhe i nxirrte në Doganë: “Ka dhe video ku shfaqen policë që marrin njerëz dhe i çojnë në Doganë. Se vërtetoj dot këtë gjë. Ambulanca ndaloi dhe se kisha mendjen të shihja atë”.

Ndonëse kryeministri Rama u shpreh se qeveria do të ndihmojë familjen me një shumë prej 500 mijë lekësh të rinj, babai i djalit tha se deri më tani askush nuk i ka kontaktuar, as shteti dhe as familja e shoferit të ambulancës.

Dëshmia e babait:

“Të gjithë njerëzit ishin jashtë makinave, pasi brenda nuk qëndroje dot se ishte vapë. Ne po rrinim aty, bashkë me fëmijët. Ata hynë brenda në makinë dhe po lexonin ca libra për të kaluar kohën. Në një moment çuni doli nga makina, po rrinte jashtë. Ka qenë në vijën ndarëse të rrugës, ka qenë brenda nga makina. Kemi qenë të parkuar. Ka qenë larg 70-80 pont larg nga rruga makina…I kishim lënë makinat më jashtë rrugës. Kemi parë çdo gjë me sytë tanë. Njerëzit thonë se nuk kishte të sëmurë brenda në ambulancë. Ai mbante njerëz dhe i merrte poshtë dhe i nxirrte në Doganë (shoferi i ambulancës). Ka dhe video ku shfaqen policë që marrin njerëz dhe i çojnë në Doganë. Se vërtetoj dot këtë gjë. Ambulanca ndaloi dhe se kisha mendjen të shihja atë, (shoferin) pasi e kisha mendjen tek djali. S’e kam parasysh shoferi. S’e di nëse e çoi ai djalin tek spitali. Një person më kujtohet, ishte një i mbushur, rreth të 50-ave. S’e di, s’jam i sigurt. S’e përcaktoj dot kush e çoi djalin. Videot ato ditë s’i kam parë. Unë s’kam parë asnjë lajm fare deri sot. Askush s’ma kapi fëmijën. Pasi duhet të ishin persona të specializuar. Djali në mos të them ishte i mbaruar. Nuk kishte shpresa për të jetuar, se i vuri dhe rrotat sipër. Asnjë nuk ka na kontaktuar. As nga familja e shoferit të ambulancës, as nga shteti”.

Nga ana tjetër, shoferi Admir Golemi është shprehur se në automjet në momentin e përplasjes kishte një të sëmurë dhe nxitonte për ta çuar në spitalin e Gjirokastrës.

Avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj theksoi se klienti i tij ka qenë brenda normës së shpejtësisë së lejuar dhe se për këtë fakt ai veçse ka zbatuar rregullat e vendosura. Golemi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e fëmijës dhe do të qëndrojë në burg pa afat.

Share With:



117 Views