‘Motra është më e mirë se ti’, Dojna Mema i kthehet e revoltuar ndjekëses: Shprehja më injorante…

Së fundmi edhe motra e Dojnës, Mikela është bërë një vajzë e njohur në rrjet, falë postimeve të moderatores. Mikela ka fituar simpatinë e fansave dhe një prej tyre i ka shkruar Dojnës duke bërë një krahasim.

“Oh, sa zë të ëmbël dhe të bukur ka! Mos u bëj xheloze, por është më e mirë se ti”, shkruan ndjekësja në videon ku Dojna shfaqet duke filmuar të motrën.

Dojna nuk arrin ta kuptojë arsyen se përse duhet të bëhen këto lloj krahasimesh dhe i kthehet: “Besoj se pas atyre që pyesin virgjërinë, vendin e dytë për injorancën e zënë këta që bëjnë krahasime me motër-motër, mam-gocë dhe komentojnë ‘Mos u bëj xheloze!’”

Në postimin e radhës në Instastory, moderatorja shton: “Ose shprehja më injorante që ekziston është: ‘Më mirë e oma se e bija’.”

Share With:
Translate »
1958 Views