E ka mbajtur në fshehtësi! Aktorja zbulon se u bë nënë për herë të tretë pesë muaj më parë

Ylli i “10 Things I Hate About You” është tashmë nëna e djalit 6-vjeçar Strummer Newcomb dhe Arlos 2-vjeçar.

Megjithatë, Julia Stiles ka zbuluar se u bë nënë edhe për herë të tretë me bashkëshortin e saj, Preston J. Cook.

Në një intervistë të re me The New York Times, aktorja 43-vjeçare zbuloi rastësisht për këtë ndërsa promovoi “Wish You Were Here”.

Julia Stiles - IMDb

“Unë kam shumë emocione, sepse kam dhe një fëmijë pesë muajsh dhe fillova të udhëheq filmin tim të parë”, u shpreh ajo.

Sa i përket fshehtësisë dhe hezitimit për të njoftuar lindjen apo shtatzëninë në tërësi, ajo thotë se thjesht “nuk ka folur për këtë”.

Stiles nuk zbuloi gjininë apo emrin e foshnjës.

Julia dhe Preston kanë një jetë tejet private dhe nuk preferojnë të flasin për të në publik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julia (@missjuliastiles)

Share With:
Translate »
33 Views