E kanë dënuar të birin me burgim të përjetshëm për vrasje, babai jep para për të rikthyer rigjykimin

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë dy kushërinj të parë, Refati dhe Fadili të cilët kanë probleme me një borxh. Fadili i ka dhënë 10 mijë Euro para borxh për ta ndihmuar Refatin me hallin e madh që e kishte kapur me djalin i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm

Refati i jep 10 mijë Euro Kujtim Ibrës me shpresën që një gjyqtar do rihapë çështjen e djalit për t’u rigjykuar, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Eni Çobani ka shpjeguar situatën dhe sqaron gjatë seancën si kanë rrjedhur ngjarjet.

Eni Çobani: Zotëria nga halli i djalit i dënuar për vrasje me dënim të përjetshëm, fillon të kërkojë sepse dosja kishte mbërritur në Gjykatë të Lartë. Me dy vendime të humbura zotëria vjen në Gjykatë të Lartë me shpresën për të fituar, që ta rikthejë edhe një herë në rigjykim. Zotëria thotë që kishte 3 vite dosja që qëndronte tek gjyqtari relator Zoti Gani Dizdari. Zotëria shumë i angazhuar me situatën e djalit kërkonte dhe donte të gjente dikë që e njihte këtë gjyqtar dhe këtu filloi problemi. Ore zotëri pse të mos presësh ti kohën kur të dalë gjykimi, pse duhet të gjesh ti këto veglat e këqija të këtij sistemi që fusin dorë tek paligjshmëria dhe padrejtësia.

Eni Çobani tregon edhe problemin që Refati ka me Kujtim Ibrën i cili i ka marrë 10 mijë Euro si urë lidhëse për gjyqtarin Gani Dizdari. Kujtimi ka ndryshuar versionin duke thënë që është e vërtetë që i ka marrë 10 mijë Euro borxh, por ia ka marrë për një tokë për të blerë një tokë për biznes në Gjirin e Lalzit.

Eni Çobani: Pra ky është problemi, merren para për gjyqësorin dhe kur vjen përpara ligjit sikundër ka shkuar Kujtim Ibraj me zotin Refat përpara prokurorit Petrit Hysi, destinacioni është ndryshuar duke thënë, po i kam marrë një borxh sepse nuk e mohonte dot faktin se ishe telefoni ku ishte komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, po i kam, do të ti jap nesër, pasnesër, pas 6 muajsh, kur mori rrugën ky zotëria dhe shkoi tek Shpresa Beqja e nderuar e priti në zyrë pas 8 muajsh që ai zotëria e sorollaste, do bëhet sot do bëhet nesër, në 1 Nëntor të 2010 është thirrur tek Shpresa, në 8 Nëntor është bërë gjyqi i djalit dhe për fat të keq gjyqi humb.

Refati i premton Fadilit se do ia japë paratë që i ka borxh, do shkojë të marrë diku tjetër borxh dhe do ia japë, ndërsa Eni Çobani premton që do e ndihmojë Refatin që të rimarrë paratë që ia ka dhënë Kujtimit.

Share With:
Translate »
317 Views