E keni parë Selenën në rolin e motrës së madhe, duke dhënë këshilla të vlefshme?

Ne e njohim Selena Gomez si një aktore dhe këngëtare të mrekullueshme, por nuk e kishim parë asnjëherë në rolin e një motre të madhe që jep këshilla. Mbrëmjen e kaluar ajo postoi në instagram një video inspiruese, të saj dhe motrës 4 vjeçare Gracie Elliot Teefey.  Në video është shkëputur një moment teksa Gracie i drejtohet selenës duke thënë- “Unë nuk kam frikë!”-ndërsa Selena i përgjigjet- “Sepse ti je sypatrembur, apo jo? Ti nuk ke frikë nga asgjë kështu?” Selena e shoqëroi videon me një mesazh të adhurueshëm referuar motrës së saj të vogël, ku shkruante: “Unë gjithmonë do ta bind motrën time të mendojë se ajo është një femër e fortë, e guximshme dhe e bukur. Ajo duhet të di se zëri i saj ka rëndësi dhe vlen shumë. Ajo duhet të kuptojë rëndësinë e të qenit një lider dhe se duhet të inspirojë të tjerët duke thënë vetëm të vërtetën.” Gracie është shumë me fat që ka një motër si Selena që do ta drejtojë në rrugën e duhur, megjithatë këtë këshillë mund ta marim të gjithë parasysh.

I will forever let my sister know she is strong, bold and beautiful. She will be raised to know her voice matters. She is going to understand the importance behind being a leader and inspire others by her truth.

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Share With:
Translate »
557 Views