“E kisha ndjerë që isha shtatzënë, por…”

Ajo është një moderatore e njohur, e cila ka spikatur që në fillimet e saj. Jona Spahiu verën që lamë pas moderatorja i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi në martesë dashurinë e saj disa vjeçare me Frenkli Ymerin dhe sollën në jetë djalin e tyre Raiden.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo tha se mëmësia i ka ndryshuar jetën dhe se fëmijët janë bekimi më i madh për çdo vajzë.

“Nëse më herët unë shihja në Instagram mama që bënin komente për fëmijët e tyre dhe që të them të drejtën ndonjëherë më dukeshin dramatike, tani jo vetëm që i kuptoj, por nuk ekziston fjalë e fjalorit shqip që unë të tregoj gjithë dashurinë që kam për të. Raiden më ka tjetërsuar jetën është bekimi më i madh që mund t’i ndodhë një vajze. Absolutisht që nga një njeri që ka ritualet e veta, kthehesh në njeri që ka prioritet për fëmijën. Çdo mama për fëmijën e tij flet me superlativa, por deri tani ai duket se është fëmijë me shumë personalitet, i kërkon gjërat në moment dhe nëse ia vonon nuk i do fare”, tha moderatorja.

Ajo po ashtu tregoi se lajmin e mori pas një udhëtimi në Paris, ku edhe kishte ndjerë shqetësimet e para. Siç tregon moderatorja, ajo kishte kuptuar që ishte shtatzënë, por nuk e artikulonte dot.

“Kemi qenë për Shën Valentin në Paris. Unë insistova që ta shihja Parisin me partnerin tim, por në fakt nuk e shijova. Atje filluan shqetësimet e mia të para të shtatzënisë. Isha me të vjella dhe keq. Kam një kujtim jo fort të mirë nga ai vend. Kur u kthyem në Tiranë bëra një kontroll, sepse isha vërtet keq. Në kontrollin që unë bëra isha vetëm me Frenklin, sepse asnjë nga familjarët tanë nuk ishte Tiranë. Ndërkohë që ne nuk e kishim marrë ende përgjigjen, familjarët tanë kthehen dhe të gjithë pyesnin ç’po ndodh. Unë e kisha ndjerë që isha shtatzënë, por nuk e artikuloja dot. Nuk e artikuloja, sepse është diçka e vështirë për t’u pranuar me veten e më pas ta artikulosh me të tjerë. Nuk dua të duket e ekzagjeruar, por që kur kam filluar të dal me Frenklin e kam ditur që ai do të jetë babai i fëmijëve të mi. Doja shumë që fëmijët e mi të kishin energjinë time dhe pozitivitetin e tij”, tregoi Spahiu.

Share With:
Translate »
570 Views