E kishte mbajtur të fshehtë, aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Emmy Rossum është bërë nënë për herë të parë.

Aktorja 34 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Sam Esmail, kanë mirëpritur së bashku një vajzë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Emmy Rossum (Foto: Getty Images)

“Më 24 maj 2021, në një të hëne me diell në orën 8:13 ne mirëpritëm vajzën tonë në këtë botë”, ka shkruar ajo.

Ylli amerikan po ashtu ndau një tjetër imazh në Instagram me përshkrimin, “Dy javë para se të lindte vajza ime”.

Rossum ndërkohë e kishte të mbajtur të fshehtë periudhën e shtatzënisë.

Emmy Rossum dhe Sam Esmail (Foto: Getty Images)

Disa nga yjet ndanë urimet e tyre në pjesën e komenteve:

“Urime”, tha Emily Ratajkowski.

“Urime Emmy”, shtoi Shay Mitchell.

Ylli i “Shameless” filloi takimet me Esmail në vitin 2013. Ata u fejuan në 2015 dhe u martuan në 2017. /

Share With:
Translate »
378 Views