Archie shfaqet si rrallëherë në ekran dhe tani është një djalë i rritur

Meghan Markle dhe Princ Harry janë kujdesur që të mos shfaqin shpesh vogëlushin  e tyre, Archie, në rrjete sociale. Ndërkohë ai ka dalë si rrallëherë në dokumentarin e princit Harry “The Me You Can’t See”, që Duka e Sussex e krijoi në bashkëpunim me Oprah Winfrey.

Vogëlushi shfaqet duke u lëkundur mbi një lisharëse, e varur në një pemë. Archie duket mjaft i lumtur, teksa ai po jeton shumë larg familjes mbretërore me prindërit e tij.

Në këtë dokumentar Princi Harry ka rrëfyer vështirësitë e fëmijërisë së tij. Ai ka treguar se për shkak të negativitetit dhe jetës së vështirë në pallatin mbretëror vendosi të largohej. Princi tha se nuk dëshironte që fëmijët e tij të rriteshin në të njëjtën mënyrë, ndaj vendosi të largohej përfundimisht.

“Nëse unë kam përjetuar një formë dhimbjeje ose vuajtje, për shkak të dhimbjes apo vuajtjes që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë pasur, unë duhej të sigurohesha që ta thyeja këtë cikël, që mos të trashëgohej tek të tjerët. Ka një dhimbje gjenetike që kalohet brez pas brezi kështu që ne si prindër duhet bëjmë të pamundurën që ajo që më ka ndodhur mua të mos ndodhë tek të tjerët”, tregoi Harry.

Duka e Sussex ka pranuar se ai ka dashur të largohet nga familja që në fillim të të 20-tave të tij, për shkak të asaj që i ndodhi të ëmës. Ai ka treguar se nuk kishte planifikuar më herët për t’u zhvendosur në Amerikë, por e mori këtë vendim sepse dëshironte që të vendoste të parën familjen e shëndetin e tij mendor.

Harry ka shtuar se me jetën e re në Amerikë ndihet shumë më i lirë dhe se mund të bëjë gjëra që në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i kishte bërë kurrë.

“Tani mund të ngre kokën lart dhe ndihem shumë ndryshe, shpatullat më kanë rënë. Mund të shëtis më i lirë, mund të marr Archie-n mbrapa në biçikletën time, nuk do e kisha pasur kurrë shansin ta bëja këtë gjë”, është shprehur Harry.

Share With:
Translate »
382 Views