E kritikojnë për puthjen në buzë me të birin, reagon Adrola Dushi
Modelja dhe Miss Universe Albania 2012, Adrola Dushi është vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit u përfol për karrierën e saj në Amerikë dhe marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Adis.
Pas një fotoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, me të birin, Troi, ku ajo shfaqet duke e puthur në buzë, përveç pëlqimeve ajo mori dhe kritika të shumta. Komentet mbështeteshin në faktin se psikologët thonë që nuk është mirë të puthen fëmijët në buzë për shkak të përcjelljes tek to një model jo të shëndetshëm rritjeje.
Ndonëse Adrola shpesh herë e ka lënë median të merret me të edhe me gjëra të paqena, këtë herë vjen dhe reagimi i saj:
Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika.
Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj,të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni.
E në fakt, sido që të jetë një nënë, ajo është më e mira në botë për fëmijët e saj! /Kids’ Time