E kuptoni ju pse organizohen festa për fëmijë dhe hanë e pinë prindërit? As Landi, por ca ëmbëlsira i përlau

Landi Hysi i bëri të gjithë të ndjejnë neps me vetëm një foto bakllavaje, që kush e preferon si ëmbëlsirë, kushefi sa xheloz është ndjerë. Ama dhe komenti na bëri të qeshim e tundim kokën teksa e lexojmë. “Atë pjesën që organizon festë për kalamonin dhe ha e pi vetë nuk e kam kuptuar asnjëherë”,-shkroi ai, e kushedi sa njerëz kanë rënë në një mendje me të.

“Ps: komenti më lart u bë pasi u zgërdhinë 3 gurabie, 2 llokume, 2 copa bakllava. Rroftë Lukasi”,-e mbyll fjalinë Landi dhe mos na thoni që nuk qeshët dhe që nuk ndiheni njësoj fajtor si ai.

Share With:
Translate »
391 Views