E kuptuat simbolikën e veçantë të varëses së Meghan-it në intervistën e fundit?

Meghan Markle ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka treguar më shumë detaje për jetën e saj profesionale dhe atë personale.

Kjo është paraqitja e saj e parë në ekran që nga intervista e bujshme me Oprah Winfrey dhe padyshim që çdo detaj që kishte lidhje me të, u vu në qendër të vëmendjes.

Dukesha tregoi barkun e saj të rrumbullakosur, teksa mbante veshur një këmishë  me lulekuqe Carolina Herrera dhe një gjerdan “Woman Power Charm necklaces” prej 140 dollarësh nga argjendari Awe Inspired .

Gjerdani i saj prej floriri 14K, përshkruhet në faqen e internetit të markës si kombinimi i “simbolit femër të Venusit me një grusht protestues”.

Ai ishte zbukuruar me një ametist, gurin që lidhet me ndriçimin.

Në intervistë, Dukesha u shpreh se ajo dhe Princ Harry janë mjaft të entuziazmuar që presin një vajzë të vogël që të vijë në jetë.

“Harry dhe unë jemi të entuziazmuar që së shpejti mirëpresim një vajzë. Është një ndjenjë gëzimi që ndajmë me miliona familje të botës. Kur mendojmë për të, ne mendojmë për të gjitha gratë dhe vajzat e reja anembanë globit të cilave duhet t’u jepet aftësia dhe mbështetja për të na udhëhequr përpara”,  u shpreh Meghan Markle.

Share With:
Translate »
251 Views