E la shtatzënë që ditën e parë që u takuan, Besniku-Dorinës: S’më do më se s’kam më Lekë?

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Besniku me partneren e tij Dorinën.  Dorina tregon se janë njohur me shkues dhe ka shkuar dy herë në Gjermani, kur Besniku jetonte andej në azil. Më pas ka ardhur në jetë edhe vajza e tyre. Ata kanë rreth 1 vit e gjysmë që janë njohur dhe brenda kësaj kohe kanë sjellë në jetë edhe vajzën.

Besniku shprehet i pa kënaqur nga partnerja e tij, sepse ajo nuk dëshiron të martohet. Sipas tij, ajo nuk do të martohet se tani i kanë mbaruar të gjithë Lekët që ka pasur, ndërsa Dorina, shprehet se nuk martohet sepse do që të ketë një familje të qetë. Besniku ka probleme me ish-vjehrrën, ku  i ka shkuar policia dy herë tek shtëpia. Ajo do që të ketë një familje dhe jetë të qetë me Besnikun dhe jo të ketë probleme nga e kaluara e tij.

Eni Çobani: Edhe 1 vit e gjysmë pak është. Kaq shpejt e njohe zonjën ti që bëre dhe fëmijën?

Besniku: Siç erdhi, u zu dhe fëmija, të flasim popullorshe, që atë ditë që erdhi u zu fëmija, domethënë e lashë shtatzënë.

Ardit GjebreaNjë në farë mënyre u zunë, po…

Besniku: E lashë shtatzënë me dëshirën e vetë.

Dorina: Nuk dua familje me probleme zoti Ardit, se unë jam djegur një herë.

Ardit GjebreaKu janë problemet me zotërinë?

DorinaKa ardhur dy herë policia në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pse?

Dorina: Sepse e ka denoncuar ish-vjehrra. Unë nuk kam punë fare me problemin e këtij. Unë dua qetësinë time.

Besniku: Këto probleme do t’i zgjidh unë, personi i hallit. Unë dua të di, pse ti nuk pranon martesë me  Besnik Sylën, pse?

DorinaMartesë nuk kam për të pranuar fare, pa zgjedhur problemin tënd.

Besniku: Nuk të pëlqej më si njeri, apo më ke lënë mua me xhepa kështu? (tregon xhepat e xhaketës bosh). Deri dje kur kisha para më deshe ti mua. Të jepja Euro unë ty, psonisje vetë, kurse unë merrja 5 Euro. 5 Euro merrja me vete në punë.

Dorina: E ke gabim.

Besniku: Tani nuk e do më Besnikun se nuk ka më para.

Dorina: Unë dua qetësi.

Share With:
Translate »
32 Views