E lë nipin që të rrëzohet për ta shpëtuar gotën me shampanjë, kritikohet ashpër veprimi i kësaj gjyshe

Një gjyshe që shfaqet në një video që besohet të jetë filmuar në SHBA ka nxitur reagime të ashpra, për faktin se ajo në vend se ta kap fëmijën e vogël që po rrëzohej, reagon me shpejtësi për t’ia marrë gotën me shampanjë nga dora që të mos derdhet.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar ashpër veprimin e saj – duke e thënë se si është e mundur që një gjyshe në rend të parë t’i jep prioritet gotës me shampanjë, e jo vogëlushit që rrëzohet.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale, kur gjyshja është bërë e famshme për shkak të këtij veprimi që sigurisht se ka reaguar instinktivisht.

Megjithatë ka pasur edhe prej atyre që e kanë mbrojtur vendimin e saj, duke thënë se nëse gota do të thyhej dëmi do të ishte më i madh – sepse fëmija do të lëndohej pasi ishte shumë afër.

Share With:
Translate »



574 Views