E lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Cindy Marina shfaqet pranë ish të dashurës së tij të famshme

Cindy Marina dhe Eva Murati nuk kanë të përbashkët vetëm pasionin për sportin. Dy bukuroshet e ekranit kanë një histori me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli. Ndërsa marrëdhënia me Evën përfundoi disa vite më parë, Genari është shumë i lumtur pranë Cindy-t.

Kohët e fundit, dy bukuroshet kanë marrë pjesë në një event të përbashkët. Mund të mos jetë hera e parë që vajzat përballen nëpër evente të tilla, por këtë herë ata kanë ndarë një tavolinë dhe për rrjedhojë edhe një foto, ku siç shihet kanë preferuar të qëndrojnë ulur larg njëra-tjetrës.

Kujtojmë që Cindy, në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” në mars të këtij viti, pranoi publikisht lidhjen me djalin e Jozefinës. “Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes. Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit.

Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, tha Cindy.

Share With:
Translate »
107 Views