Problemet e përditshme të adoleshentëve

Të nervozuar, me humor jo të mire apo probleme me gjumin. Këto janë vetëm disa nga treguesit shëndetësorë për të cilat ankohen shpesh adoleshentët.

Por një studim krahasimor që secialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë publikuar në buletinin shkencor, nxjerr në pah se këto tregues kanë ardhur duke u përmirësuar.

Ekspertët i janë referuar 2 studimeve kombëtare për moshën 11-15 të kryera në 2014 dhe 2018. Të dhënat tregojnë se ndjenja e nervozizmit tek adoleshentët nga 48% në vitin 2014 ka shkuar në 18 % në vitin 2018.  Humori jo i mirë nga 45% ka rënë në 20 %. Çrregullimet e gjumit nga 24.2 %, kanë rënë në 7.9% në vitin 2018.

E ndërsa këto tregues janë përmirësuar, adoleshentët gjithmonë e më shumë po priren drejt dietave pasi e perceptojnë veten të shëndoshë. Referuar studimeve të eskpertëve të shëndetësisë, shohim se përgjatë viteve është rritur përqindja e nxënësve që e perceptojnë veten disi të shëndoshë dhe shumë të shëndoshë nga 14% në vitin 2014 në 23.1% në vitin 2018.

 

Share With:
Translate »
31 Views