E lyer dhe e krehur, gati për sallë! Arbana na tregon seflien e fundit në maternitet para se të lindte Dielli
19 tetori ishte një ditë e bekuar për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, sepse ata u njohën me të voglin e tyre, Diell.
Moderatorja e njohur solli në jetë djalin e saj të dytë dhe sigurisht që nuk kishte ditë më të bukur se ajo e djeshmja për të dhe regjisorin.
Lajmin e bukur e dha vetë Eduarti duke pozuar me të voglin në krahë, ndërsa Arbana publikoi një foto të duarve të të katërve si familje e falenderoi të gjithë për urimet.
Këtë javë ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa ditën e djeshme Arbana postoi edhe fotot e para pas shtatzënisë në Instagram.
Ajo u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat e saj.
![]()
Ndërkohë, ditën e sotme, moderatorja ka ndarë në Instastory selfien e fundit të shtatzënisë.
Ajo shihet e veshur me rroba të bardha, teksa ka qenë duke pritur për të shkuar në sallën e lindjes.
Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë!
![]()
Po ashtu, ajo ka postuar edhe një foto nga takimi i parë i Jonit me Diellin, ku shihen dy duart e vëllezërve, duke na emocionuar të gjithëve.
Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë
![]()
Kujtime të tilla janë mjaft të veçanta e padyshim meritojnë të regjistrohen.