E mbajti të fshehtë shtatzëninë, Shkurte Gashi tregon foto me barkun e rrumbullakosur

Pak kohë më parë Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë, Mal. Këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë pritjen e ëmbël dhe për 9 muaj nuk ka treguar asnjë foto me barkun e rrumbullakosur. Por jeni kuriozë ta dini si dukej?

Ditën e sotme Shkurtja ka publikuar në rrjete sociale foto nga periudha më e bukur e jetës e saj. Në dy prej fotove ajo shfaqet krah bashkëshortit, ndërkohë që të gjithë vëmendjen e merr barku.

Në dy të tjera këngëtarja ka pozuar e vetme me duart te barku, e në një tjetër shihet Mali i porsalindur duke fjetur.

“Periudha jonë e bukur”, ka shkruar Shkurtja krahas fotove.

Share With:
Translate »
181 Views