E mbani mend këngëtaren që performoi 14 vjeçe tek Kënga Magjike?

Këngëtarja shqiptare, Era Rusi ka kujtuar fillimin e karrierës së saj muzikore përfshirë pjesëmarrjen e saj tek ‘Kënga Magjike’.

Ishte viti 1999, edicioni i parë i festivalit muzikor kur ajo performoi në një skenë të madhe, edhe pse ishte në moshë të vogël.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Era Rusi ka treguar se ishte vetëm 14 vjec kur provoi të këndonte para një publiku të madh.

Talenti i saj vihet re hapur, ndërkohë që pamja e këngëtares ka ndryshuar pasi ka vendosur që të bëhet bjonde duke lënë pas flokët brunë natyral.

Share With:
Translate »
723 Views