Debuton në Kombëtare, bën të pasur gjyshin

I duruari i fituari. Trevor Burlingham, gjyshi i futbollistit të kombëtares angleze Lewis Cook, kishte besim se nipi i tij do të debutonte me përfaqësuesen britanike këtë vit. Madje në 2014 ai vuri bast 500 paund për këtë.

Vërtetë priti 4 vite për ta parë nipin në Kombëtare, por besimi dhe shpresa iu shpërblyen. Cook mori pjesë në ndeshjen kundër përfaqësueses italiane. Ai u aktivizua në minutën e 71, duke zëvendësuar Liongard. Pasi pa nipin të futej në fushë, gjyshi i hodhi edhe një sy skedinës me të cilën kishte fituar 17 mijë Stërlina. Koeficienti ishte 34 në kohën Burlingham vuri bastin.

Në atë kohë Lewis Cook ishte 17 vjeç dhe luante tek Leeds United. Debutimi i tij në Kombëtare kundër Italisë do të jetë një ditë e paharruar jo vetëm për këtë fakt por edhe për kënaqësinë shpirtërore dhe monetare që i dhuroi familjarëve të tij.

Share With:
Translate »
729 Views