E ndarë nga Mozzik por shtatzënë? Loredana ngre dyshime të forta me fotot dhe artistin pranë saj

Loredana ka marrë prej disa muajsh një pauzë nga muzika, duke mos publikuar ndonjë projekt muzikor dhe fansat e saj janë kureshtarë se çfarë po përgatit reperja.

Mirëpo dje Loredana Zefi ka publikuar disa foto ku bie në sy barku më I rrumballakosur se zakonisht, madje shumë më I fryrë duke pasur parasysh format fizike të saj.

Po ashtu në një nga fotot shfaqet pranë saj edhe artisti Trim Tupana, i cili ka ripostuar foton duke shkruar sipër saj “Familje”.

Megjithatë Loredana për momentin nuk është në ndonjë marrëdhënie, të paktën kështu ka deklaruar vetë para dy muajsh.

Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik janë ndarë verën e kaluar, teksa të dy takohen shpeshherë për shkak të vajzës që kanë bashkë, Hanën.

E ndërkohë që janë të ndarë nuk kanë munguar dedikimet e Mozzik për Loredanën në albumin e tij të ri, ku duket se kërkon një mundësi tjetër.

Gjithsesi ju shikoni vetë fotot dhe na thoni në komente nëse duket shtatzënë apo janë thjesht pozicionet?!/ GOTA NEWS ALBANIA

Share With:
Translate »
149 Views