“E ndiej në palcë dhimbjen e atyre pacientëve të onkologjikut”, Luna Methasani poston foton prekëse…

Luna Methasani, vajza e komentatorit sportiv Defrim Methasani, e cila vetëm pak muaj më parë ka fituar betejën me tumorin, ka reaguar e lënduar pas publikimit të përgjimeve ditën e djeshme.

Ajo ka treguar se kur e mori vesh për sëmundjen, i sugjeruan të kurohej jashtë shtetit duke ditur se si ishte spitali këtu ndërsa ngre shqetësimin për ata që nuk e kanë këtë mundësi, apo që vijnë nga rrethet në Tiranë.

Ajo e ka shoqëruar shkrimin me një foto nga periudha e trajtimit.

Ja postimi prekës:

Kur mora vesh diagnozen, nje mjek shume i mire dhe mik i familjes me thote ne konfidence “trajtimin urgjent jashte shtetit”, ashtu sic me tha edhe kirurgu, nje mjek i huaj shume profesionist qe mesa duket e kishte kuptuar realitetin e hidhur qe lengon prej vitesh ne Shqiperi. Kur meson lajmin mbi semundjen vdekjeprurese qe te gllaberon qelizat, e vetmja gje qe ke nevoje eshte pergjigja e mjekut onkolog, se diagnoza jote ka mundesi sherimi.

Shpresa per jeten eshte e vetmja gje qe syte e lenduar e me lot te pacientit, kerkojne te lexojne ne buzet e personelit mjekesor. Madje cdo detaj i vogel i sjelljes se tyre te ben pershtypje kur mbyllesh mes 4 mureve te spitalit, duke u lutur qe keto mos te jene mund te jene oret e fundit te jetes tende. Te prekur dhe te lodhur fizikisht e menderisht, pacientet kane nevoje per qetesi maksimale, sepse procesi i sherimit varet shume nga psikologjia.

Madje kjo e fundit mund te demtohet ose forcohet nga shume faktore gjate asaj periudhe, qe nga mjekimet, financat, kujdesi per femijet apo punet qe ju duhet te lene ne mes. Imagjinoni tani nje familje mesatare, nuk dua as ta imagjinoj per ata qe jane ne fshatra e vijne me furgon vetem per te bere terapite, qe pervec kostove extreme te ilaceve qe nuk i mbulon shteti, kthehen pa pergjigje, pa mjekime, e mbi te gjitha pa e ditur se kur mund ta marrin sherbimin mjekesor te radhes.

Te jesh pacient i onkologjise eshte fat i keq qe se ka ne dore njeriu, por te te heqin shpresat e sherimit dhe te te mungoje mjekimi baze eshte masaker c’njerezore, pazari me i felliqur me jetet e pafajshme te pacienteve, shume prej te cileve femije…kjo nuk ka ndodhur sot, lengon prej vitesh, por deri ku do te shkoje dhe kur do marr fund njehere e mire ??? E ndjej ne palce dhimbjen e te gjithe atyre qe skane mundesi ekonomike dhe presin pas dyerve te onkologjikut, kasapin e radhes !

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe spital

Share With:
Translate »
76 Views