E ‘ngujuar’ në krevat, Alban Skënderaj surprizon Sidorelën, përlotet nga fjalët e saj | Video

Një tjetër rast rrëqethës është publikuar sot në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ‘News24’.

Ishte Sidorela e cila rrëfeu se ka një idhull: do donte ta shihte njëherë nga afër kengetarin dhe kantautorin Alban Skenderaj.

Sic thote ajo, muzika e Albanit i qetëson dhimbjet e turpit dhe të shpirtit, e frymëzojnë dhe ajo humbet në tingujt e zërit të tij kur e dëgjon.

“Unë e pëlqej shumë muzikën. Këngëtari im i preferuar është Alban Skënderaj dhe kam shumë dëshirë ta takoj njëhëre. Cdo këngë e tij kur e degjoj, më duket se më lexon shpirtin. E nis ditën me këngët e tij. Kur nuk më zë gjumi dëgjoj këngët e tij. Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij. Është një këngëtar, që lum ne që e kemi. Mjafton t’i dëgjoja njëherë zërin, se e kam dëgjuar gjithmonë duke kënduar. Të më merrte Albani mua në telefon? Thjesht do bllokohesha. Nuk do më besohej se do ishte ai. Do doja të ishte dikush pranë meje të më pickonte, të më thoshte, shiko se është vërtet Albani.
Unë kur dëgjoj këngët e tij, humbas. Flasin njerëzit përreth, por une jam duke kënduar këngët e tij. Është emocion që kush ka një idhull më kupton. Ai të frymëzon, jep mesazhe shumë në tekstet e tij që shkruan, në muzikën që bën. Është më i miri, është i paarritshëm. E kam shumë qejf”, tregon Sidorela.

 

 

Share With:
Translate »
677 Views