Shtohen rastet e fruthit, mjekët bëjnë apel: Vaksinojini fëmijët, autizmi është legjendë

Me fillimin e këtij viti, u rishfaq në vendin tonë pas shumë kohësh edhe sëmundja e fruthit. Sipas mjekëve, kategoritë  më të rrezikuara janë fëmijët e pa vaksinuar dhe të lindurit e viteve ’80. Shumë familje nuk pranojnë që ti vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit nga frika se kjo vaksinë bëhet shkaktare për shfaqjen e autizmit. Mjekja Genta Dedej, i hedh poshtë këto pretendime si pa bazuara në studime shkencore.

Përkundrazi, më të rrezikuar edhe nga autizmi sipas saj janë fëmijët e pa vaksinuar.

Me avancimin e teknologjisë, për të shmangur  komplikacionet që mund të sjellë vaksina, mund të bëhen disa analiza për të parë reagimin e fëmijëve ndaj tyre.

“Tek fëmijët e vegjël është e rekomandueshme që përpara se të bëjnë vaksinat e para të testojnë disa metale të rënda, siç është mërkuri, plumbi alumini në gjakun e tyre me idenë që në të minimizojmë të gjitha shkaqet që mund të rrezikojnë trurin dhe sistemin nervor të fëmijës”.

Për të lindurit në vitet ’80, mjekja thotë  se  për shkak të problemeve me vaksinën e fruthit në atë kohë, një pjesë e tyre nuk janë të mbrojtur ndaj këtij virusi , prandaj ata duhet ti nënshtrohen një analize për të parë nivelin e reagimit të organizmit ndaj fruthit.

Mjekja ka  edhe një mesazh për të gjitha ato nëna që hezitojnë ti vaksinojnë fëmijët.

“Do ti lutesha të gjitha nënave të reja që të mos kenë frikë, por të shkojnë dhe të vaksinojnë fëmijët e tyre”.  

Share With:
Translate »
958 Views