E pabesueshme, djali z/Kryetar i Kuvendit kurse babai shet cigare në rrugë
Në komunën e Leposaviqit thuajse çdo ditë mund ta shihni një person, të moshuar, teksa shet cigare nëpër rrugët e kësaj qyteze.Bëhet fjalë për Miloje Simiq, babain e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiqit.
Në disa foto të siguruar nga “Indeksonline”, ai shihet me një kapelë duke fituar ‘bukën e gojës’ me shitje të cigareve.
Vlen të theksohet se djali i Milos, Slavko i Listës Srpska, merr pagë në Kuvendin e Kosovës nga 2500 deri në 4000 euro.