E pabesueshme! Ish lojtari me ngjyrë i Partizanit baba i një fëmije të bardhë
Ish-lojtar i Partizanit të Shqipërisë është bërë baba i një fëmije të bardhë. Mbrojtësi afrikan, Felix Udoh, ish-lojtar i Partizanit të Shqipërisë në sezonin futbollistik 2013/14, dhe bashkëshortja e tij Grace Andrew, kanë sjellë në jetë një fëmijë të bardhë, dhe jo me ngjyrë, ashtu siç pritej. Të gjithë miqtë dhe të afërmit e çiftit mbetën të habitur kur çifti nigerian ka sjellë në jetë vajzën e tyre të bardhë. Kjo, duke qenë se si mbrojtësi, ashtu dhe bashkëshortja e tij, janë më ngjyrë. Vetë futbollisti është shprehur me disa fjalë prekëse në lidhje me vajzën e tij të bardhë, shkruan Tema. “Zoti na krijoi të gjithëve në këtë botë. Ai tha që është zot i universit. Ai nuk tha që Zoti është në Amerikë, Evropë, Azi dhe Afrikë. Unë kam një fëmijë të bardhë dhe është një dhuratë nga Zoti”. Ka thënë Felix Udoh.