Kush ishte adoleshentja që humbi jetën në spitalin e Elbasanit, flasin familjarët

Dy ditë më parë vajza që shihni në foto, Ketjona Ibrahimi nga qytetet i Gramshit shkoi me këmbët e veta në sallën e operacionit, por fill pas tij ajo ndërroi jetë pas disa komplikacionesh.

Familjarët hodhën akuza të forta mbi mjeken kirurge që e operoi në Elbasan,ndërsa një i afërm i Ketjonës thotë se ende nuk e kanë marrë vesh nga se vuante kushërira e tij.

Sipas tij, më 8 korrik rreth orës 3 të natës e reja është zgjuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje.

Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.

“Atje nuk na dhanë shpjegime, i bënë vetëm qetësues dhe analizat, pastaj e futën me urgjencë në operacion. Rreth orës 7 të mëngjesit morëm vesh lajmin e hidhur”,– u shpreh ai.

Për të zbuluar shkaqet e vdekjes, grupi hetimor i ngritur për këtë rast po presin ekspertizën mjeko-ligjore.

Share With:
Translate »
770 Views