E pabesueshme në SHBA/ 10-vjeçari vjedh makinën për të shkuar te nëna e tij

Policia në Michigan të SHBA ka arrestuar një djalë 10-vjeçar pasi po ngiste një makinë në autostradë. Videoja tregon makinë, e cila ndryshon korsinë përpara se të përplaset me një bordurë ndarëse të trafikut dhe të ndalonte.

Kur fuoristrada ndaloi, 10-vjeçari tentoi të ikte në këmbë, por në fund u kap.

Sipas burimeve policore, 10-vjeçari, i cili qëndronte te të afërmit, u tha oficerëve se kishte vjedhur makinën pasi donte të udhëtonte në Detroit për të qenë me nënën e tij.

Share With:
Translate »
47 Views