E pabesueshme por e vërtetë, Princesha Charlotte po fuqizon Britaninë me plot 4.6 miliardë lekë

Edhe pse vetëm 3 vjeç, Princesha Charlotte është tashmë një forcë e madhe që duhet të marrë parasysh. Sipas llogaritjeve të rmës së konsulencës strategjike, Brand Finance Group, princesha i ka sjellë ekonomisë britanike rreth 4.6 miliardë lekë, ose 4.3 miliardë dollarë.

Fëmijët e familjes mbretërore bëjnë Britaninë e Madhe më të pasur. 

“Fëmijët e Pallatit kanë një impakt shumë pozitiv në lidhje me veshjet dhe lodrat që zgjedhin. Ndikimi i tyre është i ngjashëm me atë të Dukeshës
Kate Middleton”, tha CEO i Brand Finance.

Vogëlushët e famshëm ndikojnë edhe në turizmin e vendit.
“Shumë vizitorë kalojnë pranë Burckingam Palace thjesht me idenë se mund të shohin Princ George apo Princeshën Charlotte të luajnë në ballkon me prindërit. Në mënyrë të ngjashme, kur ata shoqërojnë prindërit në vizita jashtë vendit, krijojnë një impakt të madh në media”, shtoi ai

Charlotte është bërë një njeri me ndikim në fushën e modës që prej ditës së ardhjes në jetë.
Në foton e parë pas ardhjes në jetë të Charlotte-s, ku William dhe Kate përshëndetën qytetarët para maternitetit, princesha e vogël është e mbështjellë me një shall të bardhë. Besojeni ose jo, por krijuesit e shallit të famshëm, G.Hurt & Sons, thanë se website i tyre u vizitua nga 100.000 njerëz vetëm në një ditë dhe madje sot e kësaj dite vazhdojnë të shesin ende shaje të tilla. Princesha është parë zakonisht e veshur me rroba të rmës
spanjolle për fëmijë “M&H”, gjë që ka ndikuar në rritjen e numrit të shitjeve të këtyre produkteve.

Charlotte do t’i sjellë ekonomisë britanike të ardhura më të shumta sesa i vëllai, Princi George, ku sipas Brand Finance Group, George është baraz me rreth 3.2 miliardë dollarë, ndërsa Princi Louis 67 milionë.

 

Share With:
Translate »
885 Views