Ç’të hani dhe ç’të mbani larg kur ushqeni të voglin me gji

Kur je nënë e re vështirësia e mëmësisë nuk përfundon me lindjen e fëmijës. Përkundrazi, sapo fillon. Është e vështirë të ndjekësh një dietë të caktuar për t’i dhënë të voglit të gjithë vlerat e mundshme ushqyese. Fëmija ha çfarë ti ha, ndaj të duhet ta mendosh 2 herë vaktin që konsumon për t’u siguruar se po i vjen në ndihmë rritjes dhe zhvillimit të foshnjës. Por ka një lajm të mirë për të gjitha ju mamatë që shqetësoheni se mos po i bëni
gjërat gabim. Dietologia e certikuar Jualian Shalek shprehet se nuk keni përse ta vrisni mendjen nëse dieta juaj nuk është edhe aq “perfekte”. Më me rëndësi se ta kryqëzojmë mamanë përse konsumoi ushqime të konservuara është pikë së pari ta shtyjmë ta ushqejë fëmijën me gji. Ushqyerja me gji e mban fëmijën larg sëmundjeve të ndryshme si dhe e bën më të zgjuar, fakte këto të vërtetuara shkencërisht.

Megjithatë Shalek, për të na orientuar sa më shumë drejt të shëndetshmes na tregon se ç’ushqime duhet të hamë dhe ç’duhet të shmangim kur jemi duke i dhënë fëmijës gji.
Ndër të tjera mos harroni kurrë të konsumoni:
Proteina: mish të kuq, peshk, pulë, vezë, djathë, kos, qumësht, fasule, arra
Aarsyeja: Proteina ndihmon në rritjen dhe zhvilimin e muskujve (veçanërisht mirëmbajtjen e muskujve të dobët)
Kalcium: qumësht, kos, djathë, brokoli
Arsyeja: I rëndësishëm në rritjen dhe forcimin e kockave apo dhëmbëve
Karbohidrate: oriz kaf, fasule, kuinoa, thjerrëza, patate të ëmbla
Arsyeja: Shërbejnë si “lëndë djegëse” dhe janë gjithashtu të pasura me bra duke ndihmuar kështu nënën në tretje dhe në kontrollimin e nivelit të glukozës.
Hekur: mish (i kuq), perime me gjethe jeshile, prodhime deti, fasule, drithëra
Arsyeja: Ndihmojnë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në shpërndarjen e oksigjenit drejt indeve, të nësës dhe bebes.
Omega- 3 acide yndyrore: Peshk, fara chia, shegë

Share With:
Translate »
845 Views