E papritur, Emina Cunmulaj me të bijën, në një projekt të ri për Shqipërinë

Shtatzënia e saj e dytë nuk e ka penguar që të vendos në jetë projektet e saj! Supermodelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj asnjëherë nuk e ka fshehur interesin për rrënjët e origjinës, diçka të cilën e ka dëshmuar përmes angazhimeve të ndryshme ku ka marrë pjesë.

Nga bamirësia, tek fusha e modës apo stilimit, ajo ka ditur gjithmonë të sjell në sytë e publikut detaje të çmuara, që shpalosin një anë të karakterit dhe natyrës së saj. Së fundmi, Emina ka vendosur që të promovojë traditën dhe kulturën shqiptare, me një mënyrë krejt origjinale. Së bashku me të bijën, Ella Faria Nazarian, ato janë shfaqur me kostume tradicionale shqiptare të punuara me mjeshtëri jo nga artizan të zakonshëm, por nga mamaja e një tjetër shqiptari të famshëm në botë, siç është këngëtari Albert Stanaj.

Fotoja e publikuar ditën e djeshme në instagram, nuk është thjesht kënaqësi personale, por mirfilli një projekt i ri për të cilin Emina thotë se po e realizon bashkë me të voglën e saj.

Me sa duket, Ella do të ecë në gjurmët profesionale të mamasë së saj, ndërsa të dyja duken kaq bukur të veshura me kostume tradicionale popullore, që ndryshe njihen si “Dimiqe dhe Jelek”.

Shumë suksese për Eminën dhe Ella-n!

Share With:
Translate »
835 Views