“E pinë në cepa”, gazetarja gjen kanabis pranë shkollës dhe e dorëzon në polici (Video)

Operacioni “Tempulli” në të gjithë vendin hoqi nga rruga 296 shpërndarës të lëndëve narkotike por jo drogën.

Shitës të rinj po tentojnë t’ua zënë vendin duke tregtuar drogëra të ndryshme. Kjo qesë është dëshmia konkrete e kësaj. Këto gram kanabis që kushton 10 mijë lek të vjetra janë shitur në rrugë e në ambientet ku rrinë të rinjtë.

Hapi i mirë është se shitësit nuk afrohen në shkolla apo i druhen kontrolleve të policisë por duhen më shumë përpjekje që drogërat si kanabisi apo lloje të tjera të largohen nga duart e të rinjve.

Top Channel e dorëzoi qesen me hashash në drejtorinë e policisë së Tiranës ku kreu dhe kallëzimin për rastin.

Paketa e sigurisë në shkolla ka ndryshuar diçka por droga vijon përdoret dhe për këtë flasin vetë nxënësit.

“Janë rritur masat, por shumë nga shoqëria ime pinë duhan dhe hashashin varet se e pinë në cepa”

“Na kanë ardhur oficere sigurie të zeja dhe tek dera rrinë policë por ata që e kanë pirë hashashin vijojnë ta pinë.”

“U them të gjithëve mos pini drogë se nuk është mirë. Unë për vete nuk e pi. Shkoj në shkollë mësoj dhe merrem me sport. Shumë shok të mi pinë duhan ndërsa hashash eh”, thotë një nxënës.

Megjithëse paket e sigurisë në shkolla parashikon që në një vijë ajrore prej 50 metrash nga oborri i shkollës të mos kryet asnjë paligjshmëri ne me kamerën e Top Channel kemi konstatuar se së paku përdorimi i duhanit nga të miturit është masiv pavarësisht se punonjësit e policisë dhe oficerët e shkollave qëndrojnë në dyert e shkollave.

Mes paketave me cigare që fshihen në xhepat e adoleshentëve mund të jetë edhe ndonjë qese drogë për të cilën institucionet duhet të jenë më vigjilente.

Share With:
Translate »
80 Views