E pyesin për marrdhënien me vjerrën, Alketa: Kam në dorë lumturinë e djalit të saj

Alketa Vejsiu foli dje për herë të parë për marrëdhënien me bashkëshortin, me vjehrrën, detaje për të cilat deri më sot ka qenë e rezervuar.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Alketa pranoi se puna e vjehrrës është me fat, dhe asaj i ka qëlluar e mirë:

Moderatorja tregoi se ka një marrëdhënien të mrekullueshme me vjehrrën, ndërsa tha se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.

“I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron.

Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam’, u shpreh Alketa.

Share With:
Translate »
596 Views