E pyesin pse uroi ish-vjehrrën për ditëlindje, përgjigja e Keisit tregon shumë për marrëdhënien e tyre

Megjithëse prej disa muajsh reperi Stresi dhe partnerja e tij Keisi janë ndarë, duket se kjo e fundit ruan relata të mira me familjarët e reperit.

Pak ditë më parë bukuroshja uroi publikisht në Instagram të ëmen e Stresit dhe fjalët që i dedikonte ishin të mbushura plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen Shpresa Lushaj! Të uroj nga zemra shëndet e lumturi! Të bëftë Zoti çdo ditë po aq të bukur sa ke shpirtin! Të puth.”- shkruante Keisi në postimin e saj.

Ky postim i habiti disi ndjekësit e saj në Instagram dhe të shumtë ishin ata që medonin se pas këtij postimi kishte shpresa për ribashkim të dyshes.

Lidhur me këtë pjesë, në Instagram-in e Keisit ka mbërritur një pyetje nga ndjekësit e saj dhe pa e menduar dy herë ajo i ka kthyer një përgjigje.

“Pse ja urove ditëlindjen mamit të Stresit? A mendon të ktheheni sërish të dy?” i shkruan një ndjekës.

“Cfarë lidhje ka? Unë atë e dua, kishte ditëlindjen, e urova. Ne nuk kemi hasmëri”, shkruan Keisi.

Kujtojmë se pak javë më parë Keisi tregoi se është drejt divorcit me Stresin dhe duket se gjërat nuk kanë më kthim.

Share With:



127 Views