U martua një vit më parë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë dhe zbulon emrin e vogëlushes

Në shtator të këtij viti, këngëtarja Dafina Duti tregoi për here të parë se ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja u shpreh e emocionuar se nga martesa e saj e dytë do të vijë në jetë një fëmijë.

Epo tashmë fëmija paska ardhur në jetë dhe lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja.

Ajo ka publikuar në Instastoty një foto ku tregon një pjesë të fytyrës së vajzës dhe zbulon emrin e saj.

Dafina ka vendosur ta pagëzojë vajzën e saj me emrin, Kaylee.

Nga martesa e parë, Dafina ka edhe një vajzë tjetër të quajtur, Elizabet.

Përsa i përket njohjes me bashkëshortin, Dafina ka treguar se janë njohur gjatë një koncerti në Shëngjin dhe në fillim ka preferuar që të mos bëjë asgjë publike. Ajo dhe Tafil Kurtishi, vendosën të martohen pas 9 muajsh lidhje.

Share With:



250 Views