E quajti vajzën Krista, Vikena Kamenica flet për historinë që fshihet pas emrit

Vikena Kamenica e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer disa detaje shumë interesante nga jeta e saj.

Ajo ka rrëfyer se nga u frymëzua për t’i vendosur emrin vajzës së saj Krista. Vikena ka rrëfyer gjithashtu se bashkë me mikeshën e saj vendosi edhe datën e lindjes së vajzës.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Më ka pëlqyer shumë emri i vajzës, Krista. Kush ja ka vendosur?

Vikena Kamenica: Unë. Të kam thënë që kam kënduar shumë atë kohë, deri dy javë përpara. Në muajin e tetë, në fakt më kishte ardhur kohë më përpara propozimi nga RTSH për të realizuar një vepër shumë impenjative të bukur të Malerit. Doktor Orion Glozheni më thotë që ditën që goca do të vijë në jetë është 24 Dhjetor, por unë e kisha vendosur emrin e gocës do quhet Krista. Dëgjoja zërin e bukur të Krista Ludvik, dhe ishte sikur vajza ja kishte vënë vetë emrin vetes.

Pranvera Borakaj: E imagjinoje si mund të ishte vajza kur ishe shtatzënë?

Vikena Kamenica: Jo isha konfuze, në shumicën e rasteve natyra ime shumë rebele, sfiduese. I thosha Erikut më mirë të të ngjajë ty. Më e qetë më e qendrueshme. Ishte shumë e fortë. Me Oltën kemi ndejtur shumë në atë periudhë, dhe ditëlindja e Krisës është vendosur nga Olta dhe vendosëm datën 21, vendosa ta bëja me operacion. Një nga gjërat që unë me Oltën jemi shumë të lidhura, energjia, jemi shumë superticioze.

Share With:
Translate »
111 Views