E RËNDË! Iu shkëput nënës nga dora, makina përplas 8-vjeçaren në Sarandë (Detajet)

Një vajzë e vogël 8 vjeçe është aksidentuar në Sarandë. Mësohet se e mitura është përplasur nga një makinë në lëvizje në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Ajo ka qenë duke kaluar rrugën me nënën dhe për një moment i ka ikur nga dora. 8 vjeçarja është përplasur për pasojë nga një makinë në lëvizje dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, për të dhënë deklarim për aksidentin.

Share With:
Translate »
155 Views