E rëndë/ Katër infermiere akuzohen për marrjen e organeve të binjakëve të sapolindur, i përdorën për të kryer rituale magjike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tanzani, ku katër infermiere akuzohen për marrjen e organeve të dy binjakëve të sapolindur.

Hetimet e kryera nga autoritete vendase tregojnë se trupat e foshnjave të lindur para kohe ishin gjymtuar pasi kishin vdekur.

Autoritetet tuniziane bëjnë me dije se infermierët janë pezulluar nga detyra e tyre dhe arrestuar. Në deklaratë thuhet se organet i kanë përdorur për të kryer rituale magjike. Më tej në deklaratë thuhet se Infermieret mashtruan komitetin hetimor duke pretenduar në mënyrë të rreme se kufomat mbaheshin në maternitet kur në fakt, u gjetën në dhomën e tyre.

Raporti tregon gjithashtu se binjakët vdiqën për shkak të mungesës së shërbimeve të kujdesit neonatal, të cilat nuk ishin të disponueshme në objektin ku ata lindur.

Share With:
Translate »
58 Views