E rëndë në Berat! 3 të miturat shfrytëzoheshin seksualisht nga kujdestarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku dyshohet se janë abuzuar dhe shfrytëzuar seksualisht tre motra. Tre vajzat janë të klasave 3-të, 7-të dhe 8-të. Vajzat dhe prindërit e tyre, të cilët e kanë të pamundur fizikisht të kujdesen për vajzat pasi janë me probleme mendore, prej disa kohësh kishin marrë një shtëpi me qira dhe jetonin në Berat.
Sipas “Fax news” dyshohet se një grua, cila hiqet sikur iu shërben e kujdeset për familjen, po i shfrytëzon. Gruaja në fjalë ishte lidhje me meshkuj në moshë të cilët shfrytëzonin vajzat e vogla, ku prindërit në pamundësi nuk mund t’i mbronin.
Për rastin, Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po mbledh prova, ndërsa në hetim është përfshirë edhe Drejtoria Vendore e Policisë. Gjithashtu, Policia ka nisur nga puna për të marrë në pyetje të gjithë personat që dyshojet se kanë qenë të përfshirë në veprën e rëndë.