Rama në Selinë e Shenjtë në Romë shoqërohet nga Linda dhe Zaho
Kryeministri Rama gjendet sot në Romë, në Selinë e Shenjtë në 30-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.
Ai shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël Zaho.
Në fjalën e tij Rama tregoi se herën e parë kur Papa e priti Ramën dhe bashkëshorten e tij, Zaho ishte ende në barkun e nënës.
Rama falënderoi ambasadorët ndër vite që kanë shërbyer në të dyja anët.