E rëndë në Tiranë, 29-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ 4 ditë pas lindjes

TIRANË – Një 29-vjeçare  ka ndërruar jetë në Maternitetin e ri “Koço Gliozheni” pas lindjes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka lindur në mënyrë natyrale të shtunën, një  beb rreth 5 kg. Ka qëndruar në spital dhe pas 24 orëve, ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.

Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën. Nuk kishte hemorragji, nuk ka pasur probleme në lindje. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun.

Share With:
Translate »
48 Views