E rëndë në Tiranë/ 45-vjeçari abuzon me djalin e mitur të nipit
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet në zonën e Yzberishtit.
Një 45-vjeçar akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e nipit të tij.
Ka qenë pikërisht 5-vjeçari ai që i ka treguar prindërve të tij për veprimet e 45-vjeçarit.
Këta të fundit të shokuar, kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar.