E rëndë/ Tentoi sfidën e ‘Tik Tok’, humb jetën 15-vjeçarja

Një 15-vjeçare amerikane ka humbur jetën për shkak të një sfide që po qarkullon në “Tik Tok”, aplikacioni shumë i përdorur nga të rinjtë. Mediat amerikane shkruajnë se vajza e quajtur Chloe Phillips vdiq nga mbid oza e medikamentit Benadryl.

Sipas sfidës e reja duhet ta konsumonte sepse i jepte efekte të ngjashme me disa droga të jashtëligjshme. Shumë të rinj janë duke e ndërmarrë këtë lojë të rrezikshme dhe disa kanë patur shqetësime për shkak të efekteve anësore.

“Benadryl është një medikament tepër i fortë, për të kuruar alergjitë apo të ftohtin. Por nëse merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë vdekje për shkak të mbidozës. Është e rrezikshme,” tha një eksperte mjekësore për mediat në Oklahoma, duke shtuar se adoleshentët manipulohen pasi mendojnë se ky medikament do t’i japë efekte si marijuana.

“Ata shohin njëri-tjetrin në Tik-Tok, dhe thonë se duke qenë se e konsumoi dikush dhe nuk i shkaktoi probleme, as mua s’do të më ndodhë gjë,” shtoi ajo duke i bërë thirrje prindërve të kontrollojnë çfarë pinë fëmijët.

Share With:
Translate »
484 Views