E rrallë, foshnja lind me tre këmbë

Një foshnje në Kinë ka lindur me tre këmbë, si pasojë e një defekti jashtëzakonisht të rrallë gjatë shtatzënisë.

Ai i është nënshtruar operacioneve për heqjen e këmbës shtesë, e cila konsiderohet si një mbetje e binjakut të tij, të formuar pjesërisht.

“Binjakët parazit” lindin kur binjakët identikë nuk arrijnë të ndahen dhe gjendja ndodh rreth një në një milion lindje.

Vogëlushi 11 muajsh, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur por njihet me nofkën “Xiao Fei” iu nënshtrua një operacioni kompleks kirurgjik, i cili zgjati afërsisht 10 orë.

“Xiao Fei” dhe familja e tij vijnë nga Xinjiangu i largët në Kinën Perëndimore. Binjaku i tij nuk ishte zbuluar para lindjes, sepse nëna nuk i ishte nënshtruar kontrollit të rregullt të shtatzënisë.

Kirurgu, Chen Qiu, e përshkroi gjendjen e “Xiao Fei” si “shumë të komplikuar”. Gjatë operacionit që zgjati 10 orë, ata i hoqën këmbën e mesit, e cila nuk kishte asnjë funksion.

Gjithashtu, mjekët i prenë edhe këmbën e djathtë, për të bërë transplantin e këmbës shtesë.

Përveç binjakes parazit, “Xiao Fei” u diagnostikua me probleme të tjera, duke përfshirë problemet me testikujt, hernien abdominale dhe sëmundje kongjenitale të zemrës.

Përpos shkallës së vështirë të operacionit, kirurgët e quajtën rastin një sukses.

Babai i “Xiao Fei”, Ma Xiaolong, u shpreh për Shanghai Dragon Television: “Falënderoj shumë mjekët. Isha kaq nervozë kur isha jashtë dhomës së kirurgjisë, por tani që po e shikoj fëmijën tim, nuk jam më nervoz “.

Share With:
Translate »
754 Views